Lajme Javore

Informohu i pari

Infeksionistët e huaj: 5 skenare si mund të përfundojë COVID-19

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, së fundmi duke përfshirë dhe Shqipërinë. “Vox.com” ka publikuar një sërë skenaresh nga mjekët infeksionistë në lidhje me Koronavirusin. Kur do të mbarojë?

Fillimisht, kur virusi sapo kishte filluar të përhapej në Kinë, studiuesit ishin të mendimit se pasi të identifikohej dhe izolohej i sëm uri, virusi nuk do të shpërndahej në komunitete rreth botës. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe shumë eskpertë shprehen se ky skenar duket i pamundur.
“Dy ose tre javë më parë, ne ende shpresonin që virusi të mos shpërhapej, por kjo ka ndodhur. Kali është jashtë hambarit”, është shprehur Tara Smith, një epidemiologe në Universitetin e Shtetit Kent.

Një arsye është fakti se tani ka prova që njerëzit që nuk shfaqin simptoma të rënda, mund ta përhapin virusin në heshtje. Një arsye tjetër janë testet e ngadalta diagnostifikuese në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera si Italia apo Irani. Ne nuk e dimë se ku mund të përhapet virusi.

Organizata Botërore e Shëndetit raporton se ka më shumë se 100.000 raste të konfirmuara me Koronavirus në mbarë botën dhe më shumë se 3.400 vde kje. Megjithatë mund të ketë shumë të tjerë të pazbuluar dhe të pakonfirmuar.

Të pytur rreth fundit të Koronavirusit, disa virologë, imunologë dhe epidemiologë përgjithësisht janë shprehur se ekziston mundësia që Koronavirusi të vazhdojë të përhapet me një ritëm të lartë dhe të bëhet endemik, duke infektuar rregullisht njerëzit si një ftohje e zakonshme.

“Pa një vaksinë efektive nuk e di si mund të përfundojë kjo para se të infektohen miliona njerëz”, shprehet Nathan Grubauh, epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik “Yale”.

Përsa i përket kontrollimit të Koronavirusit, epidemiologët dhe virologët janë shprehur se kjo nuk po funksionon, të paktën në SHBA. Arsyeja kryesore mendohet të jetë mbledhja e ngadaltë e testimit diagnostik. Epidemiologët kanë frikë se numri i të rasteve të prekura është shumë më i lartë.

Një virologe nga Kolumbia, Angela Rasmussen shprehet: “Ne nuk e dimë si është përhapja e Koronavirusit në të vërtetë. Unë jam shumë e alarmuar se do të bëhet endemike”.

“Sapo u krijua virusi filloi të përhapej me efikasitet mes njerëzve…duhet ta kishim kuptuar menjëherë që nuk do të ishte i kontrollueshëm dhe çdo vend duhet të kishte filluar parapërgatitjet”, shprehet Amesh Adalja, një studiues i lartë në Qendrën e Sigurisë Shëndetësore “Johns Hopkins”.

Biologjia e virusit e bën të vështirë të kontrollohet, pasi është e mundur përhapja dhe para shfaqjes së simptomave. Njerëzit nuk e kanë parë më parë këtë virus, pra ne nuk jemi imunë.

1. Çfarë mund të ndodhë: Një pjesë e madhe e popullsisë së botës mund të infektohet.

Marc Lipsitch, një epidemiolog i Harvardit, ka parashikuar se 40 deri në 70% e të gjithë të rriturve në botë do ta kapin virusin brenda vitit. Më pas ai e ka rishikuar vlerësimin e tij në 20-60%.

2. Skenari i makthit: Një përhapje e madhe dhe e papritur e një numri të madh rastesh.

“Po sikur të gjithë 10,000 njerëz të sëmu rë të kenë nevojë për shtrimin në një qytet të madh? Nuk ka 10,000 shtretër shtesë diku “, shprehet Ron Klain, i cili drejtoi përgjigjen ndaj epidemisë së Ebolës 2014 nën administrimin e Obamës, në shkurt.

Mendimi i tij është: Një pjesë e konsiderueshme e popullatës njerëzore rrezikon të kapë këtë virus. Mund të mos ndodhë – veçanërisht nëse zhvillohet një vaksinë ose trajtim tjetër. Por është e mundur.

Por ky skenar makthi nuk është i pashmangshëm.

“Nëse e ngadalësojmë në mënyrë që infeksionet të ndodhin gjatë 10 ose 12 muajve në vend të një muaji, do të bëjmë një ndryshim të madh sa i përket shumë njerëzve të infektuar”, thotë Smith.

3. Skenari i mirë: Masat e shëndetit publik ngadalësojnë përhapjen dhe iu japin shkencëtarëve kohë për të punuar rreth një kure.

4. Skenari fatlum: Koronavirusi ndalon të shpërhapet me ardhjen e verës.

Një faktor tjetër që mund të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit është ndryshimi i stinëve.

Për një sërë arsyesh, disa viruse – por jo të gjitha – bëhen më pak të transmetueshme pasi temperaturat dhe lagështia rriten në muajt e verës. Vetë viruset mund të mos jetojnë aq gjatë në sipërfaqe në këto kushte. Gjithashtu, sjellja njerëzore ndryshon, dhe ne kalojmë më pak kohë në hapësira të mbyllura.

5. Si mund të marrë fund ky virus? Me një vaksinë.

Për t’i dhënë fund Koronavirusit do na duhen trajtime antivirale ose një vaksinë. Ato janë duke u prodhuar.

Burimi: “vox.com”