Lajme Javore

Informohu i pari

77 vik tima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, Suedia vijon të refuzojë izolimin e vendit

Numri i vik timave dhe rasteve të reja në Suedi kanë rënë ditën e sotme, krahasuar me ditët e mëparshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 77 vik tima dhe 544 raste të reja. Pavarësisht rritjes apo rënies së këtyre shifrave, qeveria suedeze vazhdon të refuzojë idenë e izolimit.

Më shumë se 4,000 nga 9,685 raste të konfirmuara të vendit janë në zonën e Stokholmit, sipas shifrave zyrtare.

Qeveria ka kryer gjithashtu marrjen e mostrave të rastit që sugjerojnë që deri në 2.5 përqind të njerëzve në Stokholm janë infektuar. Kjo nënkupton një shifër më të lartë prej rreth 60,000 në rajonin e Stokholmit, duke sugjeruar që shumë njerëz kanë pasur virusin pa u shtuar në numrin zyrtar Suedia nuk ka imponuar një bllokim dhe çdo gjë vazhdon të jetë funksionale si normalisht.

As njerëzit nuk janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, por thjesht të mos dalin në grupime të mëdha. Suedezët këshillohen të mbajnë distancë në palestra dhe ambiente sportive në vend që t’i shmangin ato.