Lajme Javore

Informohu i pari

72 vjeçari akuzohet se përdh unoi 17 vjeçaren/ E ëma: Nuk është e vërtetë, ja kush e bind vajzën të thotë gjëra të tilla

Në një lidhje telefonike për “Repolitix” e ëma e vajzës së abu zuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dhe se kjo gjë është e stisur nga i dashuri i vajzës, që sipas saj e ka tjetërsuar atë.

Abu zimi sek sual i 72-vjeçarit me të miturën që kur ajo ishte 14 vjeç, dhe e pranuar prej tij para policisë, është mohuar në mënyrë kategorike nga e ëma e vajzës.

Në një lidhje telefonike për “Repolitix” e ëma e vajzës së abu zuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dhe se kjo gjë është e stisur nga i dashuri i vajzës, që sipas saj e a tjetërsuar atë.

E ëma e të miturës së abu zuar thotë se këto histori nuk ka ekzistuar kurrë dhe gjithçka ka nisur kur ajo u njoh me të dashurin, i cili e ka gënjyer atë vazhdimisht dhe e mban me shpresa se do të ndahet me gruan që ka në Itali dhe do martohet me vajzën. E ëma tha në “Repolitix” se ka frikë për jetën e vajzës dhe mendon se ajo është në rrezik.

“Vajza shkonte në shkollë tek ekonomiku në Sarandë. Shkonte dhe vinte ishte e qetë. Në muajin mars sa do të mbushte 17 vjeç vjen një djalë dhe më kërkon të takojë burrin. Ata takohen dhe flasin, pinë kafe. Me 72-vjecarin kemi patur shoqëri, nuk është e vërtetë që ka ndodhur diçka me të. Vajza kishte një djalë dhe unë e pyeta. A je në rregull ? E kupton ti për çfarë flas. Unë nuk kam vajzë për të martuar, i thashë atij djali.

Vajzës i thoshte jam 28 vjeç në pasaportë ishte 34. Vajza që kur është njohur me këtë djalin, ajo ka filluar të flasë kështu. Se çfarë i kanë bërë. I kanë hedhur ndonjë ilaç. Vajza ka qenë gjithnjë e shoqëruar nga ne. Ajo nuk i thoshte këto gjëra përpara. Pasi u njoh me atë djalin. Nuk po njoh dot vajzën time. Vajza ime është në rrezik. Nuk më ndihmon njeri. Unë dua vajzën të jetë në rrugë të drejtë. Nuk e di se si ka bërë vajza.

Më parë nuk fliste kështu. Më tha do takoj vjehrrën dhe se me djalin ishte në rregull. E mbajti vajzën 28 ditë në shtëpi. Pse e mësonte vajzën të gënjente. Pas ditëlindjes së saj në dt 4 mars e mbajti në shtëpi. Ai e kishte pyetur a je e ndershme. Nga doli ky përd hunim. Ajo i kishte thënë djalit se nuk kam shkuar me njëri. Me 72-vjecarin kemi miqësi, por ai nuk vjen kurrë brenda vetëm kur është burri. Nuk është e vërtetë që ka ndodhur kjo gjë edhe me burrin tim. Ai nuk bën nga këto gjëra. Është njeri punëtor. Unë kërkoj ndihmë se kam frikë mos vajza i bën diçka vetes”, tha e ëma.

E ëma shprehet se ka frikë e vajzës se mos ndodh gjë, pai që kur është njohur me atë djalë, sipas saj 17-vjeçarja është tjetërsuar dhe nuk njihet më.

“Vajza ime tregon gjithmonë. Unë dua të di çfarë qëllimi ka ai djalë për vajzën. Pse e mëson ta mashtrojë, të gënjejë. Ai i ka thënë vajzës që jam i martuar me një grua në Itali. Do ta lë atë dhe do të marr ty. Vajza është e vogël. Si mund të mashtrojë një njeri që e do. Nuk i fal vetes që vajzës t’i ndodhë diçka. Pse gënjente vajza që jam në Durrës kur ishte në shtëpinë e tij. Ky djali kur u bëri propozimin vajza i tha se jam e ndershme.

Vajza ka qenë e qetë, gjatë gjithë kohës. Këtë muaj që ka qëndruar me këtë të riun kanë ndodhur gjithë këto gjëra. Unë dua të mbroj vajzën. Ky i riu i dërgonte sms ku i shkruante hidhu nga dritarja se të marr unë. Ai dërgonte sms dhe i thoshte prindërit e tu do bien në burg. Më ndihmoni se jeta e vajzës është në rrezik”, tha e ëma.

72-vjeçari u arrestuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë për abu zim me të mitur, ndërsa e pranoi vetë krimin e kryer, por për t’u justifikuar tha se vajza e kishte provokuar vetë.

Ndërsa në dëshminë e zbardhur nga Report Tv, ajo tha se abu zimet kanë nisur që në moshën 14-vjeçare dhe se kishte frikë të tregonte./ Shqiptarja.com