62-vjeçari me Koronavirus në Elbasan, pronar i një dyqani mishi
Më herët u njoftua një tjetër person i infektuar me Koronavirus në qytetin e Elbasanit duke bërë që të shkojë në 9 numri i të prekurve.
Burime nga Fax News bëjnë me dije se 62-vjeçari ka në pronësi një dyqan mishi, ndërsa biznesi momentalisht është i mbyllur.
Ndërkohë pacienti ndodhet nën kujdes mjekësor në spitalin Infektiv në Tiranë dhe familjarët e tij janë vetë-izoluar.
Shqetësimi në këtë rast ngrihet për personat që kanë bërë blerje në dyqanin e 62-vjeçarit dhe po punohet për gjurmimin e tyre.
Po ashtu është bërë dezintektimi i ambjenteve të dyqanit dhe ambienteve të shtëpisë.
Burimet bëjnë me dije se banesa ndodhet në katin e dytë të një godinë ndërsa biznesi është në katin e pare të lagjes 11 Nëntori në Elbasan.
Rasti cilësohet i ri dhe nuk është gjetur ende burimi i infektimit për 62-vjeçarin.