60-vjeçari ende i humbur, familjarët e kërkojnë të dëshpëruar
Një qytetar ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania duke shprehur ankesën e tij për babin e humbur.
Sipas tij bëhet fjalë për, shtetasin Hysen Dinaj, 60 vjeç i cili punonte si roje në një karburant në autostradën, Fier-Tepelenë.
Dje 60-vjeçari nuk është paraqitur në punë dhe prej orës 17 datë 6.03.2020 ai nuk është parë më prej anëtarëve të familjes.
Mesazhi i qytetarit:
Rreth orës 17 dje babai jonë është nisur për në punë. Punonte në një lokal roje në autostradën Fier-Tepelenë, por nuk ka mbërritur në punë. Kemi që dje që po e kërkojmë nëpër spitale, polici. Ju lutem kush ka ndonjë informacion të na njoftojë në numrin: 0692915927, Hysen Dinaj, 60 vjeç.