Lajme Javore

Informohu i pari

60 vite të martuar/ Burri futet në karantinë, e shoqja e takon nga dritarja

Gene Campbell, 89 vjeç, është një i moshuar i izoluar brenda Qendrës së Kujdesit të Jetës në Kirkland, në Washington, ku disa banorë kanë vde kur nga Covid-19.

Kjo nuk e ka ndaluar gruan e tij prej 60 vitesh, Dorothy, 88 vjeç, të përpiqet të jetë pranë tij.

Dorothy, si të gjithë miqtë dhe familjarët e tjerë, e ka patur të ndaluar të vizitonte të shoqin, kështu që ajo shkoi në dritaren e tij, ku ata shikuan njëri-tjetrin.

Dorothy u pa në përpjekje të dëshpëruar për të komunikuar me burrin e saj të enjten, pasi qendra ndaloi vizitorët.

Gene, ishte i veshur me një fustan mjekësor dhe ishte afër dritares për të biseduar me gruan e tij.

Burri i moshuar u fotografua brenda institucionit ndërsa gruaja e tij prej 60 vitesh foli në celular në anën tjetër të xhamit. ‘Vizita’ u mundwsua edhe falw djalit tw tw moshuarve i cili shoqwroi nwnwn.Numri i vde kjeve në SHBA nga koronavirusi ka shkuar në 12 të enjten, ndërsa të infektuar janë mbi 200, të shpërndarë në 18 shtete.

Kolorado dhe Nevada raportuan rastet e tyre të para. Nëntë nga të vde kurit ishin nga e njëjta shtëpi periferike pleqsh në Seattle, e cila tani është nën hetimin federal.

Familjarët e banorëve në Qendrën e Kujdesit shprehën zemërimin dje pasi morën informacione kontradiktore për gjendjen e të dashurve të tyre.

Burimi: Metro Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania