Lajme Javore

Informohu i pari

6 raste të reja sot, por shihni ç’thotë Pëllumb Pipero për shifrat

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë deklaroi se vetëm 6 persona kanë dalë pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, një shifër kjo e ulët në krahasim me ditën e djeshme, kur u shënuan 28 raste. Ndërkohë mjeku Pëllumb Pipero shprehet se këtë javë vendi do të shënojë shifra pak më poshtë sesa java e kaluar e më pas kurba e të infektuarve do të shkojë gradualisht drejt rënies.

“Kjo javë do të jetë në shifra pak a shumë të njëjta ndoshta pak më poshtë sesa java e kaluar, dhe unë do e çuaj një vijë horizontale, apo shesh pushimi dhe gradualisht do nisin të biejnë, të paktën kjo duke iu referuar kurbave në Itali e Spanjë e Kinë”, shprehet Pipero në një intervistë për “News 24”.

“Zbutja e rënia e kurbës do të jetë graduale, pra do të zgjasë pak më shumë në kohë por do kemi më shumë mundësi për ta përballuar, sikundër e kemi përballuar. Unë do të thoja që pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë. E gjykoj racionalitet dhe propocionalitet me ecurinë e epidemisë së vendit tonë. Java që sapo lamë ishte e pikut, dhe kjo javë është ajo e sheshpushimit. Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëm urët kronikë. Pra pavarësisht se masat mund të lehtësohen nuk duhet të jenë të lehtësuara dhe nuk mund të lehtësohen për të moshuarit dhe të sëmu rët kronikë pasi ato vazhdojnë të jenë të rrezikuar njëlloj si kur kemi 2 raste apo 200 raste. Për ta periudha qëndrimit të detyruar në shtëpi do të jetë më e gjatë. Në përputhje me to do të kemi dhe rigjallërim të aktivitetit ekonomik, por i mbetet qeverisë të marrë masat e duhura në përputhje me rekomandimet e specialistëve”.