Lajme Javore

Informohu i pari

Ka dal të kërkojë nuse/Zbulohet e kaluara e Saimirit, i paska prindërit e ndarë

Me pjesemarrjen ne spektaklin “Love Story”, djali më  fizikun perfekt po komentohet si beqari më yll i momentit. Djaloshi që i ka bërë të gjithë ta diskutojnë, është ai që do t’u japë mundësinë 18 vajzave të njihen dhe të dalin në takime romantike me të.

Ish-futbollisti tashmë biznesmen është xhentëlmeni që ka bërë për vete mijëra shikues e më në fund nuk është më i panjohur. Ai jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.

Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij, ndërkohë që sapo ka fituar titulli “princi modern”, pasi 18 vajza kanë hyrë në garë për të. Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës, pas këshillës nga e ëma e tij, e cila i ka vënë detyrë që të martohet me një vajzë shqiptare.