Lajme Javore

Informohu i pari

“50 euro për kalim pa radhë”/ Rrjedhin pamjet nga korru psioni në Kakavijë, qytetarët i vërsulen efektivit të pezulluar (VIDEO)

Pamjet e kalimit pa radhë në pikën kufitare të Kakavijës kundrejt pagesës 50 euro janë shpërndarë në rrjete sociale nga Rigert Kapllani, anëtar i Forumit Rinor të PD. Aty duket se si qytetarët i vërsulen policit të pezulluar nga detyra për këtë arsye teksa bëjnë thirrjen: “Ndalu o i korruptum”, ndërsa ai vazhdon rrugën me automjetin me targa të huaja që do ta kalonte pa radhë.

Për të gjithë kaosin e krijuar në Kakavijë, Kapllani fajëson kryeministrin Rama duke thënë: “Ja dhe faktet se si policët Rilindas kalojnë makinat pa radhë në Kakavi duke marr rryshfet nga 50€! Kjo që po ndodh në kakavi ka vetëm një përgjegës Edi Ramën, dita e gjykimit popullor po afron.”

Sipas Informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, polici me inicialet A.C., ka tentuar ta kalojë pa radhë këtë automjet dhe për këtë arsye është pezulluar. Prej disa orësh, situata në Kakavijë është kthyer në një kaos pasi mijëra qytetarë presin të kalojnë ndërsa radha ka mbërritur deri në Jorgucat, rreth 20 km arg pikës kufitare.

Arsye për këtë është bërë rregulli i autoriteteve greke që të gjithë personat që duan të kalojnë të bëjnë testin e Covidit.