5 pacientë të tjerë lënë spitalin/ Deri më tani janë shëruar 76 shqiptarë nga koronavirusi
Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në vendin tonë, një lajm i mirë ka ardhur.
E ditur është bërë se ditën e sotme kanë lënë spitalin Infektiv edhe 5 pacientë të tjerë. Këtë lajm e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Po ashtu ajo ka bërë të ditur se deri më tani në vendin tonë janë shëruar 76 pacientë nga koronavirusi.
Në vendin tonë vazhdojnë thirrjet edhe për të respektuar higjenën personale si dhe për të respektuar ditancimin social, kur dalim.
Kurse mjeku Pipero u ka bërë edhe një herë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi nga koronavirusi mund të infektohemi të gjithë pasi është një sëmundje që bën përjashtime.
Postimi i plotë:
5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga #COVID19 #FORCA.