’40 ditë pa i parë fëmijët’, sakrificat e çiftit të mjekëve tek Infektivi
Një çift mjekësh në Spitalin Infektiv në Tiranë, Nevila dhe Arbër janë shembull i sakrificës familjare. Ata i janë përkushtuar pacientëve me Covid-19 dhe kanë 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre.
Foton e tyre e ka postuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar punën e tyre të madhe që po kryejnë me pacientët në Spitalin Infektiv.
Çifti kanë një vajzë 14 muajshe dhe një djalë 10 vjeç.
“Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin Infektiv. Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.