4 arsyet pse gjyshja nga mamaja është e rëndësishme në rritjen e fëmijëve
Në jetën e secilit prej nesh, roli i gjyshërve, i babait ose nënës, ka qenë thelbësor për rritjen tonë. Megjithatë, sipas disa shkencëtarëve ekziston një dallim i rëndësishëm midis katër gjyshërve. Studimet e tyre treguan se gjyshja e nënës është ajo që ndikon më shumë në edukimin e nipërve dhe arsyeja gjendet në gjene. Dijetarët i kanë ndarë hulumtimet e tyre në 4 pika lidhur me marrëdhënien e ngushtë mes nipërve dhe gjysheve nga nëna.
1.Ndarja e trashëgimisë gjenetike
Në përgjithësi, gjyshërit ndajnë më pak se 25% të trashëgimisë së tyre gjenetike me nipërit dhe mbesat e tyre. ADN-ja e gjyshes nga nëna, megjithatë, rezulton të jetë ajo me gradën më të lartë në krahasim me të tjerët.
- Lidhja është më e fortë
Pikërisht për shkak se gjyshja nga nëna ndan më shumë pjesë të kodit të saj gjenetik se sa të tjerët, ato krijojnë një lidhje më të fortë me nipërit dhe mbesat, edhe nga pikëpamja psikologjike.
- Ndikimi i gjeneve
Gjenetikisht, gjyshet nga nëna kryesisht ndikojnë (25%) në kromozomin X të nipave dhe mbesave, ndërsa ato atërore transmetojnë kromozomin X vetëm tek nipërit dhe jo tek mbesa. Për rrjedhojë, gjyshet nga nëna janë më të lidhur me nipërit dhe mbesat e tyre.
- Transmetimi i emocioneve
Kjo teori e fundit, e marrë nga novelisti kilian Alejandro Jodorowsky, argumenton se në procesin e ndarjes së gjeneve, nënat gjithashtu i transmetojnë emocionet e tyre tek bijat e tyre, të cilat, si rezultat, do t’i kalojnë tek fëmijët e vetë, e kështu me radhë.
Natyrisht, ky studim në asnjë mënyrë nuk do të thotë se lidhja me gjyshërit e tjerë nuk është aq e fortë dhe kuptimplote. Shkencëtarët që kanë kryer këtë hulumtim kanë studiuar kryesisht kodet gjenetike që u transmetohen brezave të tjerë. Të gjithë gjyshërit janë të veçantë dhe unik në jetën e nipërve të tyre, dhe kjo nuk ka dyshim.