Lajme Javore

Informohu i pari

30-vjeçari shqiptar bie nga kati i dytë, rëndë në spital

Një djalë 30-vjeçar, nga Shqipëria, u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Civil të Brescias, pasi ra nga dritarja e shtëpisë së tij në katin e dytë të banimit.

Për fat të mirë i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje në San Pancrazio në Palazzolo: hetimet nga karabinierët janë duke u zhvilluar për të zbuluar nëse ishte një aks ident apo një gjest ek strem nga i riu.

Për momentin, përfshirja e palëve të treta duket se është e përjashtuar, megjithëse një person tjetër ishte i pranishëm në apartament në kohën e ngjarjes.

Për shpëtimin e të riut në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe një ambulancë.