Lajme Javore

Informohu i pari

29 raste të reja, shkon në 333 numri i të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë sapo ka njoftuar për sot rastet e reja të personave të infektuar me Koronavirus në Shqipëri.

Ka shkuar në 333 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë. Në përditësimin e MSH-së, këtë mesditë u konfirmuan 29 raste të reja.

Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi tha se në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

NJOFTIMI I MSH:

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 157 raste

– Durrës 33 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan 9 raste

– Fier 25 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 31 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 1 rast

– Has 9 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.