Lajme Javore

Informohu i pari

27-vjecarit ja morën jetën në mes të Tiranës/ Flet shoku i tij: Ai ishte gjallë, po mjekët as nuk e prekën me dorë

Një dëshmi lidhur me vr*sj en e 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u q ëllua për v d ek je ak sidental isht nga miku i tij është dhënë nga një mik tjetër i vi kti mës. Egli Cekrezi rrëfeu për emisionin “Me zemër të hapur”,se kishte qenë 2 minuta para se të ndodhte ngjarja me shokët e tij, ndërsa ishte në një ambient tjetër duke ngrënë.

Ai tha se sapo kishte dëgjuar të s ht ëna me a r më kishte shkuar tek shokët e tij dhe ishte përballur me skenën e rëndë. Sipas Cekrezit, Marjus Dema, që është edhe autori i ngjarjes, ka q ël luar mikun e tij ak si dentali sht, pasi kanë qenë duke luajtur.

Mes të tjerash i riu tha se Marjusi ka t ent uar që të vr a së veten pas kri mit, pasi ka përjetuar gjendje shoku. Çekrezi ka hedhur mes të tjerash aku za të forta për mjekët e Urgjencës në QSUT, pasi sipas tij ata nuk i kanë ofruar asnjë shërbim Qemës, i cili në ato momente ishte gjallë.

“Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur dhe po bënim muhabete, shaka. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrënë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë.

Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq.”, tha Çekrezi.