22 raste të reja, shkon në 584 numri i personave të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri
Ka shkuar në 584 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se ditën e sotme janë konfirmuar 22 raste të reja.
Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani janë të shtruar në të dy spitalet 44 pacientë ndërsa të tjerët po trajtohen në shtëpi. Kujtojmë se numri i vikt imave është 26.
Njoftimi:
Regjistrohen 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 584 numrin e përgjithshëm të infeksioneve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.
Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.
Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur be tejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 23 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 19 raste