Lajme Javore

Informohu i pari

20 të pasurit me Kovid që ngritën në këmbë shtetin dhe u nisën me charter drejt Turqisë dhe Italisë/ Të tjerët bëjnë hesap shpirtin në s pitalet shqiptare

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vë shtirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe shifrat e të shtruarve në s  pitale janë shqetësuese.

Mirëpo, në mesin e të in  fektuarëve ka nga ata që paratë i shfrytëzojnë fare mirë për shëndetin e tyre edhe pse shumica e qytetarëve nuk e bëjnë dot një gjë të tillë.

Report TV ka zbuluar se 20 pacientë i kanë besuar kurimit në Itali dhe Turqi, përmes një udhëtimi me charter, që nuk dihet sesa mijëra euro kushton. Kujtojmë se dy nga ata janë Vilma Nushi dhe deputeti Enver Roshi.

Luksi dhe mundësia për të patur më shumë zero në llogarinë e tyre bankare ka bërë që ata jo vetëm të kurohen më mirë, por të nxjerrin edhe njëherë blof shëndetësinë shqiptare dhe diferencimin e pacientëve nga “ngrohtësia” e xhepit.