Lajme Javore

Informohu i pari

2-vjeçarja me këmbë të deformuara, thirrja rrëqethëse: Duhet të operohet, ju lutem ndihmojeni

Një apel rrëqethës për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një vajzë e vogël, vetëm 2 vjeç, ka nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve, për një operacion në këmbë, i cili mund t’i ndryshojë jetën.

Vogëlushja ka lindur me probleme në të dyja këmbët, dukë i patur ato të deformuara, çka i ka krijuar probleme të mëdha.

Thirrja për ndihmë bëhet nga një e afërme e vogëlushes, e cila shprehet se familja e 2-vjeçares nuk është mirë nga gjendja ekonomike dhe e ka të pamundur përballimin e një operacioni.

Ajo lutet që thirrja e saj të shkojë edhe në veshin e bamirësit më të madh në Shqipëri, Elvis Naçit.
Ndihma e shqiptarëve do të jetë drita e shpresës së vajzës së vogël, të cilën e pret një jetë e gjatë përpara.

Apeli për ndihmë:
Pershendetje JOQ Albania! Ju lutem publikoni kete rast por doja ndihmen tuaj per nje vajze shume te vogel 2 vjece. Nje e afermja ime… Ka lindur me probleme ne kembe.Qe domethene nuk i ka kembet ne rregull. Esht si nje engjell i vogel. Problemi i saj eshte se i ka te dyja kembet e shtremberta. Por familja nuk i ka te ardhurat e mjaftueshme per te kryer nje operacion Ndaj ju lutem me dore ne zemer kerkoj ndihmen tuaj qe te kontaktoni me Elvis .Nacin qe te behet i mundur nje operacion. Ju lutem mos e neglizhoni kete rast sepse vajza me dhimbset shum. Po ju dergoj dhe disa foto te vajzes se vogel. Po ju dergoj numrin e dajes se vajzes sepse jetojne ne nje shtepi. 0682712447