15 raste të reja me koronavirus në 24 orë, zgjerohet harta në 6 qytete
Në 24 orët e fundit në vendin tonë ka pasur vetëm 15 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 678 raste në total ditën e sotme.
Lajm i mirë vjen nga Kruja e cila për disa ditë pati shtim të shpejtë të rasteve me koronavirus ndërsa sot nuk ka asnjë rast të ri.
Ndërsa rastet janë evidentuar në në Tiranë, 9 raste, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.
Ndërsa kujtojmë se dje pati një rritje të numrit të të infektuarve në burgun 313 ku 13 të burgosur rezultuan pozitivë.
Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
Tirana, 9 raste
Shkodra, 1
Kukësi, 1
Hasi, 1
Mirdita, 2
Kurbini, 1