Lajme Javore

Informohu i pari

11 fëmijët dhe prindërit në izolim, familja me 13 persona rezulton me Koronavirus

Familja prej 13 personash, Cebrian Gervas në Spanjë ka rezultuar e gjitha e infektuar me koronavirus.

E para që kontraktoi virusin ishte gruaja, Irene dhe pas saj edhe bashkëshorti, Jose Maria.

Pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur distancën në shtëpi u infektuan edhe 11 fëmijët e çifitit.

Ata tregojnë se kurrë në jetë nuk e koishin imagjinuar të shpenzonin kaq shumë kohë së bashku si familje madje as kur iknin me pushime nuk rrinin kaq shumë.

Kjo sepse mjeku ka rekomanduar izolim total për të 13 anëtarët e familjes sepse nëse të 13 dalin do shkaktonin një dëm të jashtëzakonshëm në komunën spanjolle ku banojnë.

I vetmi që ka leje dalje është njëri prej fëmijëve që është 14 vjeç dhe dhe ai del i pajisur me maskë dhe doreza vetëm për të shkuar në farmaci dhe supërmarket.

Burimi: elnortedecastilla Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania