100-vjeçari kurohet nga Koronavirus
Një pacient 100-vjeçar me Koronavirus i cili vuante nga Alzheimeri është kuruar pasi ka marrë gjak nga një person tjetër plotësisht i shëndetshëm.
Njëqindvjeçari kinez, i njohur me mbiemrin e tij Wang, vuante nga presioni i lartë i gjakut dhe problemet me zemrën sipas mediave kineze.
Ai ishte midis 80 pacientëve që u shtruan të shtunën e kaluar në Maternitetin dhe Spitalin e Kujdesit Shëndetësor për Fëmijët në Wuhan.
Wang ndoqi dy seanca terapie duke përdorur gjakun e dhuruar nga pacientët e rikuperuar, tha Cai Chen, një mjek nga spitali.
Duke pasur parasysh që pacienti ishte shumë i moshuar dhe ai kishte një sistem imunitar relativisht të dobët, ne vendosëm të përdorim plazmën e gjakut të pacientit të kuruar si trajtimin kryesor.
Shkencëtarët besojnë se trajtimi funksionon, në teori, duke vendosur proteina prej gjakut të pacientëve të rekuperuar tek persona të infektuar.
Pacientët e sëm urë më pas mund të përdorin këto proteina të quajtura antitrupa sikur të ishin të organizmit të tyre.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania