Lajme Javore

Informohu i pari

Zoti vonon po nuk harron/ Prindërit e ndanë nga i biri kur sapo e lindi, gruaja gjen djalin pas 66 vitesh





Një nënë, e cila u detyrua të jepte djalin e porsalindur për adopt im, arriti ta gjente atë në anën tjetër të botës, gati 70 vjet më vonë.

Issy Carr ishte vetëm 20 vjeçe kur mori vendimin e vështirë që të ndahej nga fëmija i saj vogël, që e quajti George, me insistimin e prindërve të saj, në 1955.

Për vite me radhë ajo mendoi për të birin, por vetëm Ditën e Krishtlindjes në 2018-n kur dikush i sugjeroi të provonte gjurmimin e paraardhësve, nisi kërkimin.

Fati deshi që ADN-ja e saj të përputhej me atë të një gruaje në Perth të Australisë të quajtur Kym, e cila po kërkonte për të atin e saj. Testet zbuluan se ajo ishte mbesa e Issy dhe se George ishte babai i saj, të cilën e kishte ngjizur kur kishte qenë djalë i ri pak përpara se të largohej jashtë vendit dhe dyshja nuk ishin takuar ku rrë.