Lajme Javore

Informohu i pari

Zgjodhi Merin për nuse/ Saimiri e ka ndarë mendjen; Kam marrë bileta do ta marr në Gjermani me vete





Pak pasi zgjodhi Merin në krah të zemrës së tij, protagonist i “Love Story”, ende i emocionuar, në një intervistë të shkurtër për “Daily Love Story”, foli për planet e tij me Merin, si edhe për raportin e tyre jashtë kamerave.

“Ishte një natë plot me emocione. E di kur të bëhet ai lëmshi në fyt sepse me të dyja vajzat kam kaluar kohë shumë të bukura dhe të dyja kanë qenë vajzat më të mira të kastit. E kisha shumë të vështirë, ka qenë vetëm një eliminim nga ndjenja apo nga diçka e vogël që pata aty për momentin”,- tha Saimiri i pyetur për emocionet e kësaj nate.