Lajme Javore

Informohu i pari

Zemra e vogël/ Ezeli tregon për herë të parë portretin e vajzës: Kujt mendoni se i ngjan më shumë, mamit apo babit

Kenan dhe Sinem, pasi lidhën kurorë në vitin 2016 dhe e kulmuan lumturinë e tyre me Lalin, vogëlushen që lindi tetorin e kaluar, ndiqen gjithmonë me shumë interes.

Sinem Kobal, e cila vijon të shijojë muajt e parë të mëmësisë, ka zbuluar më në fund një pjesë të portretit të vogëlushes Lalin, plot 6 muaj pas lindjes.

Menjëherë pas postimit të një videoje me vajzën që e mbante në shpinë, Sinem Kobal u përball me një lum komentesh, përgëzimesh, urimesh. Fansat kanë nxituar të pyesin se kujt i ngjan më shumë vogëlushja, madje kanë dërguar edhe përshtypjet e tyre të para.

Tani që u zbulua edhe portreti i vogëlushes, të gjithë kanë nisur hetimin për të kuptuar kujt ia ka trashëguar Lalin më shumë tiparet. Si ju duket juve, si mami apo si babi?