Lajme Javore

Informohu i pari

Vjen lajmi i mirë nga vendi pranë Shqipërisë/ Hapet kufiri dhe mund të shkoni pa tampon

Organizata Turistike Kombëtare e Malit të Zi, ka organizuar sot në Tiranë një aktivitet informues për t’u bërë të ditur turistëve shqiptarë se këtë vit do të përfitojnë pushime jo vetëm ekonomike, por edhe të sigurta.

Mali i Zi ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ka hapur dyert për turistët pa i detyruar ata të pajisen me një tampon apo pasaportë vaks inimi ndaj Covid- 19.

Përvec lehtësimit të këtyre kostove, ky shtet merr përsipër edhe mbulimin e shpenzimeve spitalore për turistët që do të konstatohen të infektuar gjatë qëndrimit aty.

Shteti fqinj është siguruar që përveç pushimeve ekonomike, të ofrojë siguri maksimale duke zbatuar protokolle shëndetësore të higjienës dhe distancimit social.

Liljana Çukiç, menaxhere e Organizatës Turistike Kombëtare e Malit të Zi u shpreh se:“Sot Organizata Turistike Kombëtare e Malit të Zi së bashku me organizata lokale është në Tiranë për ti treguar publikut shqiptar se çfarë ka për të ofruar Mali i Zi gjatë këtij sezoni turistik veror. Gjëja më e rëndësishme është se për të hyrë në mal të zi nuk nevojite PCR, dhe në rast se dikush sëmuret në Mal të Zi, shteti do ti mbulojë të gjitha shpenzimet e shërimit”.