Lajme Javore

Informohu i pari

Video të këput shpirtin/ Uji s’la gjë në këmbë në Gjermani: Flasin ekspertët, ja si ndodhi e keqja





Duket sikur shtëpitë të jenë ngritur me kartona dhe makinat që ndodhen nën masat ngjyrë kafe të ujit të ishin lodra kalamajsh.

Kontenierë që ngrihen përpjetë nga uji, bodrume kthehen brenda pak minutash në gr acka të rre zikshme për jetën. Me elementët e saj të dhu ns hëm, natyra është duke na treguar gjithnjë se kush e ka pultin komandues. Njerëzit jo që jo, thotë DW. Por si krijohet nga uji një forcë e tillë shka tërruese?

Dr. Michael Dietze, nga seksioni i gjeomorfologjisë në Qendrën Helmholc të Pocdamit thekson se një metër kub ujë peshon plot një ton. “Uji është në gjendje të krijojë forcë shumë të madhe kur has me pengesa. Dhe kur kjo fo rcë vihet në lëvizje atëherë krijohet një fuqi e madhe që është në gjendje të ngrejë përpjetë kontenierët dhe makinat, nëse ato nuk janë të fiksuara diku,” shprehet ai, ndërsa shton se kësaj i shtohet edhe fenomeni i erozionit, i cili shkatërron sipërfaqet e qëndrueshme: Pjesa e sipërme e tokës merret me vete nga uji që rrjedh.”

Reshjet e mëdha konsiderohen një nga rre ziqet që nënvleftësohen shpesh, paralajmëron Shërbimi Sinoptik Gjerman. Është e vështirë të bësh parashikime për përmby tjet, dhe ato rrallë ndodhin vetëm një vend të vetëm.