Lajme Javore

Informohu i pari

Video-Madhështore/ Shqiptari 108-vjeçar vazhdon punon e mban shtëpinë: Kam punuar që 7-vjeç, puna nuk i bën dëm kujt

Aga Xhem, është një i moshuar 108-vjeçar nga Tetova. Ai ka filluar të punojë që në moshën 7 vjeçare dhe vazhdon ende të punojë për të siguruar të ardhura për shtëpinë dhe gruan e tij.

Në një video të postuar në Maqedoni ai tregon për jetën e tij dhe për vëshirësit që ka kaluar.

“Unë më shumë kam flejt nëpër mullinjë, se në shpi. Nuk kishte atëherë.

Drithrin e butë, mullëjni se blujke. E piqte nana me saç, e duhet të shkoja ta bluaja. Tash përdorin bukë të bardhë dhe e pjekin pa vështirësi,”- ka thënë ai.

I moshuari ka mbjellë në baçen e tij perime, fruta, bishtaje dhe bimë kuruese, që pasi i mbledh çdo ditë i çon në treg për ti shitur.

“E kam gruan 102 vjeç, ajo me hapa, une me hapa”. Puna nuk i bën dëm askujt,”- ka thënë i moshuari që vazhdon të punojë pavarësisht moshës së tij.