Lajme Javore

Informohu i pari

Video/ Ky 3-vjecar shqiptar po habit botën: I vogël fare është po gatuan si shef i madh kuzhine, gjithë bota i ka sytë mbi të





Tek emisioni “Rudina” në Tv Klan në një lidhje me Skype ka qenë një personazh shumë interesant, madje mund të themi që ai është edhe shefi i kuzhinës më i ri në botë, vetëm 3 vjeç dhe është shqiptar.

Ilirian Kameraj ka lindur në SHBA, por babain e ka nga Dreçani në Kosovë . Wshtë bërë shumë i njohur në rrjete sociale dhe ka dhenë intervistë për median e njohur në SHBA “NBC-4”, madje për të ka shkruar dhe Daily Uk.

Gjithçka ka nisur me fillimin e karantinës ku me ndihmën e mamas ai filloi të gatuante. Ilirani ka arritur të bëhët i njohur jo vetëm për shqiptarët, por dhe më gjërë. Ai numëron 3.3 milion ndjekës në Tik Tok dhe mbi 50 mijë vetë në Instagram.

Iliriani flet shumë pak shqip. Babi i tij Shabani nga Dreçani jeton prej 19 vitesh në SHBA, ndërsa mamaja, Dorentina është nga Vuthaj, Mali i Zi. Përveç Iliranit ata kanë dhe një vajzë 7 vjeçe që quhet Alina.