Lajme Javore

Informohu i pari

Vendosja e konviktit të Shkodrës si vend karantinimi, studentja: Do na hiqen pa leje gjërat personale

Shkodra është qarku i dytë më i prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Në qarkun verilindor janë regjistruar deri më tani 75 raste me koronavirus dhe është shënuar një vik timë.

Të hënën paradite u zhvillua në Shkodër mbledhja e Komitetit të Emergjencës Civile, në të cilën u morën disa vendime për menaxhimin e situatës.

Një ndër vendimet e rëndësishme që u morën ishte edhe vendosja në gatishmëri si vend karantinimi e konviktit të universitetit “Luigj Gurakuqi”, në dispozicion të të ardhurve nga jashtë shtetit, për akomodimin e tyre në këto ambiente.

Sipas vendimit, ambientet e godinës nr 2 të konviktit do të përshtaten brenda datës 14 prill 2020, pra ditës së sotme.

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar edhe një studente e këtij universiteti, e cila ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një shqetësim.

Ajo shprehet se të gjitha gjërat e studentëve do të hiqen nga dhomat, pa marrë leje më parë tek ata, përfshirë edhe gjërat personale.

Studentja kërkon që të bëhet diçka në lidhje me këtë shqetësim që prek të gjithë të rinjtë që strehohen te godina e konviktit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Sapo jam informuar qe konvikti i Shkodres do behet vend karantinimi dhe te gjith gjerat e studenteve aty do hiqen nga dhomat pa mar leje me pare tek ato studente qe kan gjera personale. Si shpjegohet kjo gje? Ku mund te drejtohemi? Ku mund te ankohemi?