Lajme Javore

Informohu i pari

Tre tërmete shkundin Shqipërinë/ Ja sa ballë ishin





Tre tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.

Tërmeti që është ndjerë më shumë ka qenë 17 km në veri lindje të Koplikut, dhe 28 km në veri të Shkodrës të dhënave të IGJEUM shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Ndërkohë dy të tjerët, konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut.

Sakaq deri tani nuk raportohet se ka dëme në njerëz apo dëme materiale në zonat ku janë ndjerë lëkundjet.