Lajme Javore

Informohu i pari

Thuhet se në Shqipëri do të hiqet fjala nënë/ Flet Xheni Karaj: E kuptuat gabim dua të drejta dy shoqet e mi kanë lindur dhe s’u regjistrua fëmija

Një debat i madh ka qarkulluar ditët e fundit në Shqipëri pas propozimit të bërë nga Komu niteti LG BTI për zëvendësimin e fjalës “nënë” dhe “baba” me fjalët “prindi1” dhe “prindi2”.

Për këtë çështje ka folur sot për Fax, aktivistja e LGBTI, Xheni Karaj, e cila ka thënë se i gjithë ky debat është ke qinter pretuar. Ajo është shprehur se kanë dashur të vendosin dre jtësi për dy shoqet e tyre që janë bërë nënë dhe fëmija nuk është regjistruar.

Ajo deklaroi:

Nuk e di si u përcoll në media kjo kërkesë, sepse ne nuk kemi kërkuar fare heqjen e fjalës nënë. Unë kam dy mikeshat e mia të cilat janë bërë nënë, dhe prej muajsh nuk janë regjistruar. Ajo cfarë kemi kërkuar ne është që këto fëmijë të regjistrohen dhe të kenë të njëjtat të drejta si fëmijët e tjerë. Ne kërkojmë mundësinë për të krijuar dhe për të mbrojtur familjet tona ligjërisht. Kjo kërkesë vjen në një moment kur kemi një familje që ka sjellë në jetë dy foshnje të cilat prej 4 muajsh nuk ekzistojnë fare në regjistrat e shtetit. Atëherë cfarë do bëjmë, do rrimë e do shohim sesi këta fëmijë nuk regj istroihen apo do ulemi të diskutojmë. Tek cështja e birësimit, nuk lejohet tek fëmijët e të njëjtit gjini.