Lajme Javore

Informohu i pari

Të ftuar VIP-a dhe aheng, dasma e Rovena Stefës do bëjë namin

Rovena Stefa prej vitesh mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe shumë e kërkuar në dasma, por vetë ajo kur do të martohet? E ftuar në “Takimin e pasdites”, Rovena ka folur ndër të tjera edhe lidhur me planet e saj për dasmën.

Rovena u shpreh se shpreson që së shpejti edhe ajo të martohet. Madje këngëtarja zbuloi edhe si e mendon dasmën, me të ftuar VIP dhe me rrëmujë.

“Kam 10 vite që vetëm martoj të tjerët dhe shpresoj që të ma kthej zoti që kam martuar kaq shumë të më martojë edhe mua. Kjo martesa në Shqipëri është kështu, “Po hë mi Rovena se gjete akoma ndonjë” dhe unë rri kështu si fajtore. Ju përgjigjem hajt si ta ketë shkruajtur zoti çfarë t’u them. Edhe këtë verë e sigurt s’kam kur të martoj veten se kur janë zënë ato datat kryesore unë i them me kismet nga Shtatori fundi i Shtatorit sepse nuk kam vend të martohem”, u përgjigj Rovena.

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi se kush do këndojë në dasmën e Rovenës ajo u përgjigj:

“Në dasmën time unë do marr vetëm një orkestër sepse nuk dua fare të më këndoj askush sa aq shumë kam kënduar unë sa që dua thjesht një orkestrale të lehtë. Atyre njerëzve do iu them çfarë muzike doni, kur të më martoni mua unë do iki me makinën me kanaçe e ju vazhdoni bëni aheng. Unë jam lodhur nga ahengu, nga qejfi . Kur e ke punën e lidhur punë me këtë edhe gëzimin tim nuk e shoh ashtu. Kjo është një dëshirë e imja sepse e di që kur të martohem aty do të plasë rrëmuja, miqtë e mi, artistët do këndojnë e do kërcejnë, sigurisht që do gëzojnë”, ka përfunduar Rovena.