Lajme Javore

Informohu i pari

“S’po ta jap dorën se nuk i dihet”, Rama batuta me arkitektin nga Italia (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk i ka shmangur batutat si gjithnjë edhe nga takimi me banorët e Shijakut, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkatërroi shumë ndërtesa dhe mori 51 jetë.

Rama ka pohuar ditën e sotme se falë projektit të rindërtimit, shkollat e dë mtuara nga tërmeti, do të bëhen nga e para.

Po ashtu ai përmendi edhe koronavirusin, pasi teksa ftonte në podium një arkitekt italian që po jep kontributin e tij për projektin e rindërtimit, ndërsa nuk i kurseu batutat.

Pavarësisht faktit se Rama si fillim nuk pranoi t’i jepte të takonte Franceskon, më pas ia dha dorën këtij të fundit.

“Dua të thërras këtu dhe t’i japim një duartrokitje, Franceskos, që është arkitekti që vjen nga Italia. S’po ja jap dorën se e dini. Se ky vjen dhe nga Italia dhe s’i dihet. Non ti do la mano, perché non si sa mai- “Nuk ta jap dorën se nuk i dihet kurrë”.