Spak vë me shpatulla pas murit pronarin e televizionit të njohur/ Kjo ishte shuma që iu sekuestrua
GJKKO ka vendosur sek uestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Ky vendim është marrë pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku Ylli Ndroqi ishte subjekt i ligjit anti-ma fia.
Sipas SPAK, në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër na rkotikëve të Drejtorisë së P olicisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të po licisë ″ESAS″, për tr afik ndërkombëtar lëndësh na rkotike, janë sek uestruar 30.5 kg lëndë nar kotike he roinë dhe janë arr estuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu.
Gjithashtu ai është arr estuar edhe në vitin 2015 bazuar në urdhër arr estin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.
” Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kr iminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali”, thuhet në njoftimin e SPAK