Lajme Javore

Informohu i pari

Shuhet burri me familjen më të madhe në botë/ Kishte 38 gra dhe 89 fëmijë

Një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë kreu i familjes më të madhe në botë ka vd ekur në shtetin Mizoram të Indisë, njoftoi BBC.

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, v d iq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili ofroi ngushëllimet e tij në Twitter. Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktawng Tlangnuam. Ai u dërgua me urgjencë në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i v d ekur kur mbërriti.