Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptarja me Covid habit dynjanë me atë që bën në spital/ Mos u ankoni , nuk mbaj maskën unë s’dua fare…





Pavarësisht se është e ndaluar rre ptësisht të dalë nga banesa, një paciente pozitive me Covid pa maskë pret radhën për të bërë kontrolle mjekësore në Dispancerinë e Sëmundjeve të Mushkërive.

Gruaja e revoltuar thotë se nuk është faji i saj që mund të rrezikojë të infektojë edhe të tjerët, pasi mjekët e kanë sjellë në spital për të bërë kontroll për mushkrit.

Në videon dëgjohet teksa të pranishmit në korridoret e spitalit i thonë që të vendosë maskën, ndërsa ajo refuzon në mënyrë kategorike duke u bërë në këtë mënyrë rrezik për të përhapur infeksionin.

“Nuk e mbaj fare maskën deri sa më sjell mjeku këtu, për çfarë ta mbaj maskën? Tamponin kam 10 ditë që e kam bërë dhe kam dalë pozitive. E dini që është e ndaluar? Mjeku më ka sjellë këtu, doktoresha për të kontrolluar mushkrit. Mos mu anko mua fare, shko thuaji doktorëve. Fajin e kanë doktorët që sjellin mua të sëmurë me Covid për të ndejtur në radhë me ju. Ata më sjellin këtu në radhë, ata mjekët e kanë fajin që më sjellin këtu për të bërë skopi. Unë kam edhe burrin që mezi qëndron në këmbë dhe më kanë thënë për ta sjellë këtu”, tha pacientja”, tha pacientja e revoltuar.