Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptarëve nuk i del e keqja me Olsën e Përputhen/ Këtë herë s’na e hedh dot…Ja c’ka ndodhur…





Që në fillimin e tij, sezoni i tretë i Pëpruthen ka nisur me debate, pëlqime, madje edhe kërcimet dhe flirtet mes konkurrentëve.

Vetëm puntatën e shkuar, kërcimi i Mikelës dhe Argjendit ka shkaktuar një reagim shumë të madh tek ndjekësit. Sipas tyre tashmë është formuar trekëndëshi, Mikela, Argjend dhe Ritvana.

Ata mendojnë se autorja e programit po përdor të njëjtin skenar si vitin e kaluar. Të shumtë janë komentuesit që e krahasojnë këtë treshe me Tean, Andin dhe Shqipen, apo Mevlanin Ledianën dhe Antonelën.

Gjithsesi sot pritet të ketë diskutime në studio pasi Ritvana dhe Bruno ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre rreth gjestit të Mikelës.

Mikela ka zgjedhur Brunon në takim ndërsa zgjodhi të kërcejë me Argjendin. Nga ana tjetër Ritvana nuk u ndje aspak mirë gjatë këtij momenti ndonëse arriti ta menaxhonte shumë mirë momentin, duke qeshur sikur nuk kishte asgjë që nuk shkonte.