Lajme Javore

Informohu i pari

Seriozisht e ka/ Modelja lë me gojë hapur Arian Canin: Kam ardhur e zhveshur fare…





Kleoniki Delijorgji, vajza modele e biznesmenit Mihal Delijorgji, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Arian Çanit.

24-vjeçarja tërhoqi jo pak vëmendje me veshjen, duke lënë në një moment “të ha bitur” drejtuesin e “Zonë e Lirë”. Ajo mbante veshur një kostum të bardhë, xhaketa e të cilit ishte e hapur… poshtë saj Kleoniki tha se nuk kishte veshur asgjë.

Arian Çani: Ça ke veshur Kleoniki poshtë xhaketës tënde, sepse shoh që ke një gjë transparente…

Kleoniki Delijorgji: Po asgjë s’kam veshur.

Arian Çani: Mos ia fut k ot!

Kleoniki Delijorgji: Po pse çfarë ka?

Arian Çani: Ke vetëm xhaketën? Për një moment tani që lëvize, paf të lëvizi xhaketa dhe op ngela për një moment…

Kleoniki Delijorgji: Po pse ngele?

Arian Çani: Sepse rrallë ndodh që të të vijnë gocat veshur kaq bukur në studio…

Kleoniki Delijorgji: E vërtetë.

Arian Çani: Kjo është e vërtetë, me një elegancë të paparë.