Lajme Javore

Informohu i pari

Sa lajm i bukur/ Thuhet se Marina Vjollca është shtatzënë për herë të parë…





Pak kush e di, por prezantuesja Marina Vjollca më në fund ia ka dalë të mbesë shtatzënë. Themi ‘më në fund’, pasi në rrethin e ngushtë (shumë të ngushtë të saj) dihej se çifti aq i suksesshëm i showbizzit: Marina-Getoari, nuk kishin fare sukses në ngjizjen e frytit të tyre të dashurisë.

Burime shumë kofidenciale kanë thënë për Pamfleti, se çifti ishte lidhur kohët e fundit me një doktor të një klinike private me emër, për fertilizim, pasi analizat e Getoarit nuk kishin rezultuar të mira.

Kështu çifti iu drejtua profesionistëve për shtatzëninë e moderatores dhe duket se më në fund gjërat kanë ecur mbarë dhe Marina është shtatzënë.

Kjo ishte edhe arsyeja pse bukuroshja nuk u shfaq muajin e fundit në ‘Klanifornia’. Epo, i urojmë mbarësi dhe shëndet! /Pamfleti