Lajme Javore

Informohu i pari

“Rëra dhe uji i detit luftojnë koronavirusin”, Pipero: Të mos hapen lokalet e natës dhe shkuma party-t

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka dhënë disa sugjerime e këshilla në lidhje me sezonin turistik veror.

I ftuar në emisionin “Open”, Pipero tha se lokalet e natës dhe shkuma party-t në plazhe nuk duhet të hapen.

Ai tha:

Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma party-t, nuk do i këshilloja.
Teksa foli për plazhin, mjeku theksoi se rëra dhe uji i detit janë pozitive, pasi lu ftojnë infeksionet dhe koronavirusin.

Ai shtoi:

Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin.
Sipas këshillave të ekspertëve, gjatë ditëve që jeni në plazh është mirë që çdo ditë të bëni shëtitje përgjatë bregut, për të paktën 20 minuta dhe mundësisht në orët e para të mëngjesit ose mbazdite vonë, pasi në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Pipero tha më tej se prindërit nuk duhet të shqetësohen për të dërguar fëmijët në çerdhe, pasi ata nuk e transmeton virusin.

Ai tha:

Kurse çerdhet dhe kopshtet do i siguroja unë prindërit se është e dokumentuar që fëmijët deri në 12 vjeç nuk e shpërndajnë koronavirusin. Ata vetëm mund ta marrin nga prindërit, por nuk e çojnë te prindërit. Mjafton të respektojmë ato protokolle zyrtare. Edukatoret të kenë maska dhe të lajnë duart. Dorezat nuk i këshilloj fare unë. Edukatoret ndoshta duhet të kenë protokolle të veçanta, tju bëhet tampon ose tju matet temperatura…