Lajme Javore

Informohu i pari

Rasti i 19-vjeçares në Këlcyrë/ Vajza kishte pasur dy lidhje paralele

Ngjarja e rën dë që u publikua dje në media për përdh unimin e një vajze 19-vjeçare nga dy djem në Këlcyrë shkaktoi zemëratë tek njerëzit.

Në detajet e zbardhura për ngjarjen rezultoi se djemtë kishin shantazhuar vajzën me video derisa e kishin pë rdhun uar.

Ngjarja është njoftuar dje nga policia e Përmetit, sipas së cilës ka qenë vetë 19-vjeçarja nga fshati Goricë e cila ka bërë denoncimin në polici.

Mësohet se 19-vjeçarja me iniciale N. M., prej disa kohësh ishte në një lidhje dashurie me një të ri 18-vjeçar i cili është njëri prej të aku zuarve për ngjarjen e rën dë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se 19-vjeçarja kishte dy lidhje dashurie njëkohësisht.

I dashuri 18-vjeçar, i aku zuar për përdh unim, ka mësuar për lidhjen tjetër të vajzës dhe e ka fotografuar në momente int ime.

Prej këtij momenti ai së bashku me shokët i kanë bërë shantazh vajzës se do bëjnë publike videot dhe fotot.

Kërcënimet kanë qenë shkaku që vajza të takohet me të dashurin mbrëmjen e së mërkurës.

Ai ishte i shoqëruar nga një moshatar i tij dhe pas debatit me vajzën, e kanë detyruar të kryejë mar ëdhë nie me të dy.

Pas ngjarjes 19-vjeçarja është drejtuar në polici ku edhe ka bërë deno ncimin ndaj dy djemve.