Lajme Javore

Informohu i pari

“Rama s’lejon fermerët të mbjellin tokat e tyre, Greqia kërkon të punësojë shqiptarët në arat e veta”

Avokati i njohur, Altin Goxha, thotë se ministria greke e Bujqësisë ka planifikuar të marrë emigrantët shqiptarë për të punuar arat e Greqisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj deklaron se kryeministri Edi Rama nuk po i lejon fermerët shqiptarë të mbjellin tokat e tyre.

Sipas tij, Edi Rama, së bashku me “bandën e Sorosit”, po synojnë atë që ai e cilëson “faza e fundit e Axhendës Soros për rrënimin, falemintimin dhe shpopullimin e Shqipërisë”.

Teksa thotë se qeveritë në vendet e rajonit po bëjnë çmos duke iu kërkuar fermerëve të tyre të punojnë tokën, qeveria shqiptare nuk po i lë fermerët të punojnë tokën, duke mos u nuk u lejuar liri përdorimit të mjeteve për furnizimin e bujqësisë dhe blegtorisë me inpute dhe as për transportimin e produkteve në tregje.

Goxhaj thekson se sa më shumë të përhapet virusi, ekonomia do të shkojë drejt rrënimit, dhe vendosja e diktaturës dhe skllavërimit të shqiptarëve do të jetë më i lehtë.

Reagimi i plotë:

MINISTRIA E BUJQËSISË SË GREQISË PLAN PËR TË MARRË EMIGRANTË SHQIPTARË PËR TË PUNUAR ARAT E GREQISË, EDI RAMA BLLOKON FERMERËT SHQIPTARË TË MBJELLIN TOKAT E TYRE! KRIZA E URISË NË PRAG! SPS KY KA QENË PLANI

Nuk ka asnjë plan apo punë të Qeverise për të shpëtu jetën e shqiptarëve, pasurinë dhe punën e tyre nga kriza e coronavirusit! Thjesht Rama me bandën e Soros majtas-djathtas po mbyllin Fazën e Fundit të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! Plani i vetëm është rrënimi dhe falimentimi i plotë ekonomik i shqiptarëve, skllavërimi i plotë i tyre duke i lypur Qeverisë gavetën e groshës! Shihni çdarë ndodh këndej dhe andej kufirit!

Qeveritë në Greqi, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi po bëjnë çmos ti kërkojnë fermerëve të punojnë tokën, madje shteti grek po hap dzert për emigrantë shqiptarë për të punuar në bujqësinë greke ndërsa Qeveria Shqiptare nuk i lë fermerët të punojnë tokën, nuk u lejon liri përdorimi të mjeteve për furnizimin e bujqësisë dhe blektorisë me inpute dhe as për transportimin e produkteve në tregje! Ndërkohë po krijohen monopole të bizneseve të pushtetit për të kapur tregjet ushqimore dhe duke rritur artificialisht çmimet ndërkohë që fermerët po i hedhin prodhimet e të kanale! Qeveria po synon rrënimin final të bujqësisë dhe të na dënojë me uri duke mos i lejuar fermerët të mbjellin tokën “që të mos përhapin virusin{! Nga ana tjetër fasonët dhe call centerat punojnë në kapacitet të plotë ku punonjësit që jetojnë në qendra të mbipopulluara urbane janë më afër se 1 m larg njëri-tjetrit se atje virusi nuk bën dëm! Veç në ara dhe stalla ku ndodhet fermeri dhe veç familja e tij përhapet virusi!

Qartas ky ka qenë plani që në fillim! Pandeminë e stimuloi Qeveria në 2 faza, në të parën me kufij të hapur që të hiqte liçensën për përhapje paniku dhe fazën e dytë ku fermerët nuk lejoheshin të punonin arat, qytetarët dilnin me orare të ngjeshura që të krijoheshin sa më shumë radha kudo ndërkohë që fasonët dhe call centerat punojnë ngjesh me njëri tjetrin! Mjekeësisë në fillim i hoqi shulat e pushkëve pastaj bllokoi proçesin e testimeve që pandemia të zgjasë sa më shumë! Sa më shumë të përhapet virusi dhe ekonomia të rrënohet, aq më e thjeshtë bëhet vendosja e Diktaturës dhe skllavërimi i shqiptarëve pa punë pa para që do të mbajnë radha me gavetë groshe me shpresë se Padroni i tyre ne Surrel do të ketë mëshirë për ta dhe jo mëri!

#JoDiktatures #JoRrenimit #JoSkllaverimit #JoUrise