Lajme Javore

Informohu i pari

Puna i bën të keqen Salsanos, e ndan nga gruaja/ Ja si do punojnë të dy në vende të ndryshme





“Portokalli”, “Klanifornia” dhe “Kosherja” janë tre programet humoristike që do të shoqërojnë publikun shqiptar këtë sezon televiziv.

Mirëpo “Portokalli” dhe “Kosherja” do të “ndajnë” një nga çiftet më të njohur të aktorëve, Salsano Rrapin dhe bashkëshorten e tij Erjona Kakelin.

Erjona Kakeli do të jetë pjesë e emisionit më të ri të humorit “Kosherja”, që pritet së shpejti të startojë në “Abc News”, me regji të Altin Bashës. Ndërkohë, Salsano do të vijojë të jetë pjesë e “Portokalli-së”.