Lajme Javore

Informohu i pari

Publikohen shifrat, Pëllumb Pipero: Arritëm kulmin, ja çfarë do ndodhë javës tjetër

Pëllumb Pipero ka publikuar një grafik me ecurinë e kurbës së të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri. Doktori shkruan se kjo javë ishte kulmi me shifrën më të lartë të të infektuarve dhe javën tjetër priten të njëjtat numra e më pas fillon rënia e kurbës.

“E fillova keshtu kete postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka per kurben qe tregon ecurine e epidemise ne vendin tone, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numra, duke arritur sipas mendimit tim kulmin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te marra nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje! Numrat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare. Ne presim pak a shume te njejtat numra dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!”