Prekëse/ Neritan Liçaj shfaqet në emision me një copë nga rrënojat e Teatrit Kombëtar
Aktori i mirënjohur, Neritan Liçaj, i cili ishte një nga zërat më të fuqishëm kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ka bërë gjest prekës pas “shtëpia e tij e dytë” u rrënua pabesisht, skuthërisht dhe brutalisht nga dyshja Rama-Veliaj, për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave të oligarkëve.
Mbrëmjen e kësaj të marte, aktori Liçaj ishte i ftuar në emisionin “A-Show” me Adi Krastën në Syri TV, ku u paraqit në studio me një copë nga rrënojat e Teatrit Kombëtar.
Një gjest i tillë është bërë te Muri i Berlinit, ku qytetarë të shumtë tentonin të merrnin një copë nga muri që ndau në mes Gjermaninë për shumë vite.
“Ndoshta morëm me vete shpirtin e aktorëve”, tha aktori i mirënjohur, teksa kujtoi një sërë figurash ikonë të Teatrit Kombëtar.
Liçaj u shpreh:
Dje kur ishte protesta jonë, i thashë policëve, dua një copë nga teatri ta kem kujtim. Ka një ndjenjë të veçantë, ndoshta ishte fat, që para se të shembej ajo godinë, ishin dy aktorë. Ndoshta morëm me vete shpirtin e aktorëve. Duke kujtuar profesor Gimin, Bujar Lakon, presor Landin. Të mëdhenjtë Naim Frashëri, Sandër Prosi…
Kujtojmë këtu që pamjet e aktorit Liçaj me pranga në duar dhe i përlotur gjatë aksionit të shembjes së Teatrit, prekën mbarë shqiptarët.