Lajme Javore

Informohu i pari

Përlot shqiptari që ndihmoi gjermanët/ Ata qanë kur u thashë që isha nga Kosova: Po u ktheja nderin





“Kur i thashë se jam nga Kosova, ai filloi të qajë”: gjesti i Lulzim Hajdaraj bashkë me vëllanë e tij Gëzimin të cilët udhëtuan nga Këlni drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë, për t`i shkuar në ndihmë personave të prekur nga për mbytjet, i ka prekur shumë banorët me të cilët ata kontaktuan.

Rrugëtimi dhe pritja ne kolona të gjata për të hyrë në qytet, nuk i lodhën aspak dy vëllezërit, që me të hyrë në qytet kanë përveshur mëngët e kanë pyetur kush ka nevojë për ndihmë. Një ndihmë e pakushtëzuar, e shtyrë prej një ndjenjë fortë solidariteti, por edhe prej mirënjohjes.

Njerëzit ishin gëzuar kur kishin marrë vesh që ata qenë nisur nga Këlni për t`iu gjendur pranë në këto momente të vështira.

“Ata e panë që ne nuk e kishim harruar ndihmën që vend ii tyre na dha në kohën e lu ftës dhe atë që shteti gjerman bën edhe sot. Një banor që e takuam na pyeti nga jeni, dhe ne i treguam që vijmë nga Kosova dhe kemi ardh t’iu dalim në ndihmë për këtë katastrofën që ka ndodhur. Ai filloi të qajë dhe tha disa herë ‘faleminderit nga ju që po na bashkoheni në këto momente të vështira”, ka thënë Lulzimi.

Sipas të riut kosovar, duhen inkurajuar më shumë veprime të tilla, ndërsa shtoi se përpjekjeve të tij dhe të vëllait, iu bashkuan edhe disa shqiptarë të tjerë në Bad Neunar.