Lajme Javore

Informohu i pari

Përhapja e koronavirusit, Papa ngre alarmin: Mund të kthehet në kata strofë në burgje

Papa Françesku ka shprehur ditën e sotme shqetësimin e përhapjes së koronavirusit në burgje. Në prezantimin e Meshës së ditës ai u shpreh se koronavirusi mund të bëhet një fatkeqësi e vërtetë në burgje.

Papa u bëri thirrje institucioneve për të gjetur një zgjidhje.

Ai tha:

Unë mendoj për një problem serioz që ekziston në shumë pjesë të botës. Do të dëshiroja që ne të luteshim për problemin e mbipopullimit në burgje. Aty ku ka mbipopullim ekziston rreziku që kjo pandemi të përfundojë në një kata strofë serioze.
Deri më tani në asnjë nga burgjet në Itali apo dhe në botë nuk ka patur shpërthim masiv të koronavirusit.

Në shpërthimin e pandemisë Italia u përball me disa revolta të të burgosurëve, por situata është qetësuar.

Burimi:tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA