Lajme Javore

Informohu i pari

PD jep lajmin zyrtarisht/ Basha është zgjedhur kryetar partie: Ja sa vota më shumë ka marrë

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka zyrtarizuar kreun e ri të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë.

Gjana u shpreh se Lulzim Basha është rikonfirmuar në detyrën e kreut të PD-së. ‘Komisioni Zgjedhor i PD, sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar.

Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve në të gjithë vendin; në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë. Janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur, kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur atje përfaqësim.

Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga 75 mijë 767 anëtarë të PD, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Votat të pavlefshme kanë rezultuar 413.