Lajme Javore

Informohu i pari

‘Pas kaq kohësh Ajka i ka të dy prindërit në shtëpi’, Xhensila tregon si po e kalojnë karantinën

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar sot në një intervistë tek “E diela shqiptare”, ku përballë Ardit Gjebreas foli për jetën e saj personale, marrëdhënien me Besin dhe vogëlushen Ajka.

Xhensila u shpreh se i ka parë anën pozitive karantinimit pasi më në fund Ajka i ka të dy prindërit pranë çdo ditë.

“Është e vështirë deri diku që të qëndrosh mbyllur, por ne kemi parë anën pozitive të situatës. Pas kaq kohësh e kam parë çdo ditë Besin në shtëpi dhe pas kaq kohësh Ajka i parë të dy prindërit në shtëpi. Kjo mua më mjafton”, u shpreh Xhensila.