Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk ka plazh as sot/ Moti i paqendrueshëm: Ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 30°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësitë për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 24°C.